Shqiptari në Itali, i vë flakën banesës dhe mbyllet brenda, sulmon me grushte karabinierët

Një shqiptar në Itali u mbyll në shtëpi, i vuri flakën banesës dhe kur karabinierët mbërritën u hodh mbi ta me shqelma dhe grushte.

Ushtarët e Stacionit Biassono (Monza dhe Brianza) arrestuan në flagrancë 33-vjeçarin me akuzën e zjarrit, dhunës dhe rezistencës ndaj një zyrtari publik.

Ditën e djeshme banorët e një godine në Macherio kishin lajmëruar Qendrën Operative të Kompanisë Monza se po ndjenin një erë të fortë tymi që vinte nga një apartament.

Patrullat e policisë shkuan në vendin e ngjarjes dhe gjetën derën e mbyllur. Shqiptari bërtiste se i kishte vënë flakën banesës me benzinë dhe donte t’i vriste të gjithë.

Kur u bind ta hapte derën, ai rezistoi duke sulmuar karabinierët që arritën ta bllokonin.

Zjarrfikësja arriti të shuante zjarrin para se të përhapej në shtëpitë e tjera dhe të evakuonte banorët e 20 familjeve.

news image

Flakët shkatërruan plotësisht banesën e shqiptarit. Dy karabinierë u transportuan në spitalin San Gerardo në Monza për shkak të tymit që thithnin.

Autoriteti Gjyqësor ka vërtetuar arrestimin./Abcnews.al/

Read Previous

Del në ankand për herë të parë skeleti i rrallë i një dinozauri

Read Next

Një nga trafikantët më të rrezikshëm të drogës në botë, ekstradohet drejt Italisë