Shqipëria gati për “Oscars”, prezantohet kandidatura e këtij viti

Gentian Koçi është prezantuar si përfaqësuesi i Shqipërisë në çmimet “Oscar”.

Lajmin e ka bërë të ditur Qëndra Kombëtare e Kinematografisë, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”

“Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se kandidatura zyrtare e Shqipërisë për kategorinë “Filmi më i Mirë i Huaj”, në edicionin e 95-të të Academy of Motion Picture Arts and Sciences (AMPAS) është filmi “Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur”, skenari dhe regjia Gentian Koçi, prodhim i shtëpisë kinematografike “ARTALB FILM PRODUCTIONS”, thuhet në postim mes tjerash.

Ky film është realizuar në bashkëprodhim me Maria & Mayer (Portugali), Graal Films (Greqi) dhe Added Value Films (Kosovë).

Filmi artistik “Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur” është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Radio-Televizionit Publik Shqiptar, Qendra Greke e Filmit, Televizioni Publik Grek, Qendra Kinematografike e Kosovës, Instituti Portugez i Kinemasë dhe Audiovizualit, Eurimages, Media-Creative Europe dhe Bashkia e Tiranës. /KultPlus.com

Read Previous

Për herë të parë në 20 vite, dollari “më i fortë” se kurrë ndaj euros

Read Next

SPSPK: Qeveria ta heqë kushtëzimin lidhur me kompanitë private