Shqipëria e para për rritjen e turizmit, Organizata Botërore e Turizmit jep renditjen e shteteve

Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqiëpria është e para për rritjen e turizmit krahasuar me vitin 2019, kur filloi pandemia e COVID-19.

Rama ka ndarë në “Facebook” një grafik që tregon se Shqipëria ka pasur rritje positive me 18 për qind, ndërsa ka lënë pas shumë destinacione të preferuara.

“Shqipëria radhitet e para nga Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) si destinacioni me performancën më të mirë në rritje të flukseve turistike krahasuar me vitin 2019”, shkruan Rama.

/Telegrafi/

Read Previous

Presidenti gjerman mesazh për rajonin: Ballkani Perëndimor nuk është i harruar

Read Next

A ishte goli i tij apo i Ronaldos? Përgjigjet Bruno Fernandes