Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë ngjitjen e tyre në renditjen e FIFA-s. Për muajin janar Kosova ka ngjitur dy shkallë dhe tani pozicionohet në vendin e 109-të, pozicioni më i mirë deri më tani i “Dardanëve” në renditjen e FIFA.
Edhe Shqipëria nga krahu tjetër është ngritur me një pozicion, duke u renditur në vendin e 65-të.
Sa i përket 3 vendeve të para në renditje nuk ka asnjë ndryshim me Belgjikën të parën, Brazili i dyti dhe Franca e treta. Interesante është se Argjentina i ka “rrëmbyer” vendin e 4-të Anglisë e cila në këtë mënyrë zbret në vendin e 5-të.
Më pas deri në vendin e dhjetë nuk ka asnjë ndryshim. Gjermania është përmirësuar me një pozicion dhe tani renditet e 11-ta.


