Shqipëri, rritje e lehtë e rasteve të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit asnjë person i prekur me koronavirus nuk ka ndërruar jetë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2821 testime nga të cilat 18 persona kanë rezultuar pozitivë, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me ditët e fundit.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 janë në terapi intensive./A2

Read Previous

Nesër në Tiranë Samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor, kjo është agjenda

Read Next

Qeveria gjermane dhuron donacion për FSK-në në vlerë 210 mijë euro