Shpërthen zjarri në tragetin me 134 pasagjerë, të paktën 7 viktima (Video)

Të paktën shtatë persona, pesë gra dhe dy burra, gjetën vdekjen si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një traget me 134 pasagjerë në brigjet e Filipineve.

Ndërsa raportohet se 7 pasagjerë të tjerë rezultojnë të zhdukur, trupat e tyre nuk janë gjetur ende nga ekipet shpëtuese.

120 pasagjerët tjerë, përfshirë anëtarët e ekuipazhit i shpëtuan flakëve të zjarrit.

Zjarri shpërtheu në Mercraft 2 ndërsa po udhëtonte nga Poligio Island për në qytetin port të Real, në provincën e Quezon, në ishullin Luzon, rreth 60 km në lindje të kryeqytetit, sipas një zëdhënësi të Rojës Bregdetare./abcnews.al/

Read Previous

Pse Turqia është kundër anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO?

Read Next

​Avokati i Popullit: Vendimi i ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë është diskriminues