Shpërthen vullkani më i madh aktiv në botë

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së njoftoi sot se vullkani Mauna Loa në Havai, vullkani më i madh aktiv në botë, shpërtheu mbrëmë.

Në njoftimin për shtyp saktësohet se të dielën në mbrëmje ka nisur shpërthimi në kalderë, zgjerimi i kraterit të krijuar në majë të vullkanit.

“Në këtë kohë, rrjedhat e llavës janë të kufizuara në zonën poshtë majës së vullkanit dhe nuk kërcënojnë vendbanimet në bazë”, thuhet në deklaratë.

Shërbimi Gjeologjik i Havait njoftoi se helikopterët do të fluturojnë mbi zonën më të gjerë të shpërthimit për të analizuar shpërthimin dhe sasinë e tymit dhe hirit të lëshuar. /KosovaPress/

Mauna Loa—the World's Biggest Active Volcano—Erupts After 38 Years of Quiet
Hawaii's Mauna Loa volcano begins eruption, alert level raised - USGS |  Law-Order

Read Previous

​KFOR-i uron Shqipërinë për 110-vjetorin e pavarësisë

Read Next

Ngrihet flamuri kombëtar në Vlorë, Begaj: Shqipëria ka detyrim kushtetues për fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon