Shitet targa me e shtrenjtë në botë

Një targë është shitur për 15 milionë dollarë në një ankand të hapur për bamirësi në Dubai. Sipas organizuesve të Emirates Auction, ky është çmimi më i lartë në botë për një targë.

Ndërsa të shkruar ka vetëm “P7,” targa theu rekordin e vendosur më parë nga Saeed Abdul Ghaffar Khouri, i cili bleu një targë për 52.2 milionë dirham ose 14.2 milionë dollarë në shkurt të vitit 2008 në një ankand të organizuar nga e njëjta kompani.

Të ardhurat nga shitja e targës do t’u jepen “One Billion Meals”, një organizatë që drejtohet nga Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, sundues i Dubait dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, për të ndihmuar komunitetet në nevojë rreth e qark botës në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Shitja u bë më herët gjatë këtij muaji. Në këtë ankand u shitën po ashtu targa nga 800.000 dhe 38.000 dollarë. /abcnews.al

World's Most Expensive License Plate Brings $15M at Dubai Auction
Dubai Car License Plate Sells for Record $15 Million: Here's Why They're  Popular - Bloomberg

Read Previous

Që nga neser reshje të vazhdueshme të shiut

Read Next

ZRRE nuk tregon se si do të kompensohen qytetarët që u faturuan për rrymën në veri