Shëtitorja e Plazhit të Durrësit, Rama: Investim i rëndësishëm në shërbim të turistëve

Në Durrës po vijon me intensitet puna për fazën e dytë të Shëtitores së Plazhit, me gjatësi 1 kilometër deri tek Ura e Dajlanit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet që po kryhen në këtë investim të rëndësishëm që i shërben qytetarëve por edhe turistëve të shumtë që pushojnë në bregdetin e Durrësit.

Rama theksoi se krahas shëtitores do të kryhet edhe zgjerimi i brezit të rërës duke krijuar më shumë hapësirë në dispozicion të pushuesve.

Rehabilitimi i shëtitores bregdetare të plazhit të Durrësit do të realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe do të financohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Krahas ndërhyrjes në shëtitore, projekti parashikon rehabilitimin e 41 fasadave të pallateve, të ndërtuara në vijën e parë të bregdetit të kësaj zone. /ATSH/

Read Previous

Media britanike: Trendet e udhëtimeve 2025, mes tyre edhe Shqipëria

Read Next

”Politico”: Giorgia Meloni, personi më i fuqishëm në Evropë për vitin 2025