Shembet ura gjatë përurimit (VIDEO)

Një urë u rrëzua në momentin kur po i pritej shiriti inaugurues, në një fshat të Republikës së Kongos, shkroi “EuroWeekly” të martën.

Pamjet u publikuan në Twitter dhe shpejt u bënë virale. Në momentin e prerjes së shiritit, mbi urë qëndronin dhjetëra qytetarë, ndërsa nuk u raportua për të lënduar.

Disa persona thuhet se ranë në lumë, ndërsa personat që mbetën mbi urë, u larguan me ndihmën e banorëve të fshatit./Alsat.mk/

Read Previous

Si u mashtruan ushtarët rusë nga kurthi me femra ukrainase, baza u hodh në erë

Read Next

Këngëtari me prejardhje shqiptare, Leonardo Kryeziu bëhet pjesë e “The Voice of Germany 2022”