Shefi i CIA-s: Rusia nuk po planifikon sulme bërthamore

Kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA, William Burns deklaron se shërbimi i inteligjencës nuk ka parë asnjë provë praktike deri në këto momente se rusët po planifikojnë vendosjen apo edhe përdorimin e mundshëm të armëve taktike bërthamore në Ukrainë.

Deklarata e rëndësishme që qetëson në një farë mënyrë të gjithë botën, u bë nga shefi i CIA gjatë një konference të organizuar nga Financial Times.

Rusia vendosi arsenalin e saj bërthamor në gatishmëri të lartë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt dhe në atë kohë Burns paralajmëroi se duke pasur parasysh kërcënimin e udhëheqjes ruse, kjo gjë nuk duhej marrë me lehtësi./A2news/

Read Previous

Një histori e veçantë dashurie nga Lufta e Dytë Botërore

Read Next

​Osmani: Forcimi i pozitës ndërkombëtare, një nga shtyllat strategjike të politikës sonë shtetërore