Edon Zhegrova tregon synimin e madh pas qëndrimit te Juventusi
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump u ka bërë thirrje aleatëve evropianë, veçanërisht Gjermanisë dhe Francës, që të lirojnë menjëherë rezervat strategjike të naftës, me qëllim uljen e çmimeve të larta të karburantit.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump të mërkurën përmendi mundësinë e ndalimit të eksporteve të naftës nga SHBA-ja, në përpjekje për të frenuar rritjen e çmimeve në tregun amerikan.
Sipas të dhënave të klubit amerikan të automobilizmit AAA, çmimi mesatar i naftës në SHBA është rritur me mbi 70%, duke arritur në 6.39 dollarë për gallon.
Ndërkaq, klubi gjerman i automobilizmit ADAC raportoi të enjten se çmimi mesatar i naftës në Gjermani ka arritur në 2.409 euro për litër.
Bashkimi Evropian pritet të mbajë një takim emergjent të premten për situatën e furnizimit dhe çmimet e karburanteve, shkruan DW.