SHBA-ja ofron 10 milionë dollarë për informacion mbi financuesit e Hezbollahut

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një deklaratë tjetër duke kërkuar informacion në lidhje me rrjetet financiare të Hezbollahut.

Departamenti i Shtetit i kërkoi kujtdo që ka informacion në lidhje me “rrjetet financiare, udhëheqësit ose operativët” e grupit ta raportojë atë nëpërmjet linjave të saj të sigurta telefonike.

Shpërblimet për informacionin që pengon financimin e Hezbollahut thuhet se mund të arrijnë deri në 10 milionë dollarë.

Qeveria Amerikane kohët e fundit ka vendosur sanksione të shumta ndaj individëve dhe subjekteve të lidhura me Hezbollahun, përfshirë anëtarët e parlamentit libanez.

Hezbollahu i ka quajtur sanksionet një “përpjekje për të frikësuar popullin e lirë libanez” dhe tha se ato nuk do të kishin “absolutisht asnjë efekt praktik në zgjedhjet tona strategjike”. /ATSH-ANSA/

Read Previous

Rama: Hapet rruga drejt fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në

Read Next

Anglia publikoi listën – Alexander-Arnold, Maguire, Palmer e Foden jashtë Botërorit