SHBA-ja i kërkon sërish Kosovës shtyrjen e afatit për targa, i quan akte kriminale djegiet e veturave në veri

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, i ka cilësuar si akte frikacake dhe kriminale djegien e veturave me targa RKS në veri.

Përmes një postimi në Twitter, ai edhe njëherë i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta shtyjë afatin për konvertimin e targave.

Tutje, ambasadori amerikan ka thënë se SHBA-ja “dënon djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa të veturës RKS sipas ligjit të Kosovës. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale”.

“Ne ritheksojmë kërkesën tonë për një zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit në mënyrë që tabelat RKS të mund të vendosen gjatë 12 muajve duke pohuar se Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim”, ka shkruar Hovenier.

/telegrafi/

Read Previous

Shkencëtarët kanë zhvilluar një çip që zbulon qelizat e kancerit

Read Next

Kontrabandonin emigrantë nga Evropa drejt Britanisë, policia belge arreston 3 shqiptarë