SHBA-ja e quan krim lufte sulmin ndaj termocentralit bërthamor në Ukrainë

Ambasada amerikane në Kiev e ka quajtur krim lufte, sulmin rus ndaj termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia.

“Është një krim lufte të sulmosh një central bërthamor. Bombardimi i centralit bërthamor më të madh të Evropës nga Putini e çon sundimin e tij të terrorit një hap më tej”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Rusia ka hyrë në javën e dytë të pushtimit të saj në Ukrainë, derisa në orët e para të mëngjesit të sotëm është sulmuar termocentrali bërthamor në Zaporizhzhia.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg sot përgjatë një konference ka paralajmëruar se në ditët që do të vijnë ka të ngjarë të jenë më të këqija për Ukrainën, me më shumë vdekje, më shumë vuajtje dhe më shumë shkatërrim, raporton Sky News.

Këtë sulm e kanë dënuar edhe shtetet dhe organizatat e tjera, duke e quajtur një rrezik të madh sulmimin e termocentraleve bërthamore.

/Reporteri.net/

Read Previous

Një i vdekur dhe 52 raste të reja pozitive me COVID-19

Read Next

Gjykata Themelore e Prishtinës: Ministrja Haxhiu ka shkelur ligjin kur ka anuluar konkursin për Noterët