SHBA e Kanada goditen nga stuhia “Lee”, gjendje e jashtëzakonshme në disa zona

Dhjetëra mijëra njerëz në SHBA dhe Kanadanë lindore mbetën pa energji pas ndikimit të stuhisë Lee, e cila solli reshje të mëdha shiu dhe erëra që shkulën pemët.

Stuhia po lëviz drejt verilindjes së kontinentit të Amerikës së Veriut dhe mund të godasë provincat kanadeze të New Brunswick dhe Nova Scotia.

Në Maine, shteti me më shumë sipërfaqe të mbuluara me pyje në SHBA, toka është lagur dhe pemët janë dobësuar shumë si për shkak të stuhisë, ashtu edhe për shkak të shirave të dendur të verës, dhe siç njoftojnë meteorologët, goditjet më të forta të stuhisë ende nuk kanë ndodhur.

Një gjendje e jashtëzakonshme u shpall në Massachusetts shtetit amerikan iu dërgua ndihma federale.

/euronewsal/

Read Previous

Xavi i lumtur me dy Joaot e Barcelonës: Janë të lumtur sepse janë në klubin e ëndrrave

Read Next

Parashikimi i motit