SHBA, 37 milionë njerëz përballen me temperatura ekstreme

Rreth 37 milionë njerëz në shumë shtete të SHBA-së janë paralajmëruar për mot të rrezikshëm të nxehtë, transmeton Anadolu.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) tha në një deklaratë se temperaturat ekstreme do të vazhdojnë të prekin rajonin nga bregu i Oqeanit Paqësor në veriperëndim të vendit deri në shkretëtirat në jugperëndim dhe Florida në lindje.

Rreth 37 milionë banorëve që jetojnë përreth linjës në fjalë iu kërkua të jenë të kujdesshëm ndaj rritjes së temperaturave që mund të shkaktojnë rreziqe kërcënuese për jetën.

Shërbimi i Motit tha se temperaturat ekstreme do të vazhdojnë deri në fund të javës, duke paralajmëruar se gjatë kësaj periudhe mund të shtohen sëmundjet e shkaktuara nga vapa.

Në deklaratë theksohet se temperaturat në Phoenix, kryeqytetin e shtetit të Arizonës, të cilat vitin e kaluar ishin mbi 43 gradë për nëntë ditë radhazi, as këtë vit nuk do të bien nën të njëjtën shkallë për gati 18 ditë.

Sipas deklaratës, edhe në disa zona të Floridas, termometrat do të tregojnë deri në 43 gradë deri më 16 korrik.

Po ashtu thuhet se në El-Paso, Teksas, në bregun e Gjirit të Meksikës në jug të SHBA-së, temperatura është rritur mbi 42 gradë për herë të parë që nga viti 1951. /AA/

Read Previous

Azilkërkuesit i kushtojnë Anglisë shtatë milionë paund në ditë

Read Next

Fanella e Messi-t me Argjentinën në finalen e Botërorit përfundon në muzeun e FIFA-s