Sezoni turistik, Rama: Mbi 2 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë muajit gusht

Mbi 2 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë vetëm gjatë muajit gusht.

Shifrat janë ndarë nga kryeministri Edi Rama në Facebook, i cili shkruan se sezoni veror po vazhdon me flukse të larta edhe përgjatë muajit shtator.

“Mirëmëngjesi dhe me shifrat zyrtare që tregojnë se Shqipëria mikpriti mbi 2 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë muajit gusht, teksa sezoni veror po vazhdon me flukse të larta edhe në shtator duke premtuar për një vit me rezultate spektakolare në turizëm, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

/Telegrafi/

Read Previous

Von Cramon për pasivimin e adresave në Luginë: Nuk mund të hyjnë në BE ata që ua heqin shtetësinë qytetarëve

Read Next

Formacioni më i mirë i xhiros në kualifikueset për Euro 2024, Muriqi në mesin e më të mirëve