Senatori Murphy ankohet për ndotjen e ajrit në Kosovë: SHBA-ja do ta financoj një plan për të zgjeruar energjinë diellore

WASHINGTON, DC – MAY 04: U.S. Sen. Chris Murphy (D-CT) questions U.S. Secretary of Homeland Security Alejandro Mayorka during a Senate Appropriations Subcommittee on Homeland Security hearing on Capitol Hill on May 04, 2022 in Washington, DC. Mayorkas addressed the budget request for fiscal year 2023 for the Department of Homeland Security. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

Senatori amerikan Chris Murphy pas vizitës së tij në Prishtinë është ankuar lidhur me cilësinë e ajrit në Kosovë.Reklama

Murphy me anë të disa mesazheve të Twitter, ka thënë se për këtë çështje, Kongresi amerikan do të financoj një plan për të zgjeruar energjinë diellore në vendin tonë.

“Kosova, pjesën më të madhe të prodhimit të energjisë e ka nga dy termocentralet me qymyr që janë shumë të ndotura. Imagjinoni të jeni fëmijë që jetoni në këto lagje, duke marrë frymë cdo ditë nga kjo ndotje”, ka shkruar Murphy.

Ai thekson se për ta mënjanuar këtë problematik, tashmë është biseduar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

“Për të ndihmuar në rregullimin e kësaj çështje, Kongresi amerikan po financon një plan për të zgjeruar energjinë diellore. Shefja e USAID-it, Samantha Power ishte këtu gjatë javës së kaluar për të shpallur ankandin e ri të energjisë diellore. Ne kemi biseduar me kryeministrin Kurti se si të zgjerohet kjo”, ka përfunduar ai.

/Telegrafi/

Read Previous

Ministri britanik viziton Kosovën, takohet me Osmanin dhe Kurtin

Read Next

Çfarë është avioni luftarak F-16 dhe pse i dëshiron Ukraina?