Sanksione të reja nga Britania, synohen të ardhurat që mbështesin luftën e Rusisë
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka mirëpritur Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Kosovë.
Përmes një deklarate, Schuebel ka theksuar rëndësinë e bashkërendimit ndërmjet partive politike në Kosovë, veçanërisht në procesin e zgjedhjes së presidentit dhe sigurimit të stabilitetit institucional.
“Vizita e saj vjen në një kohë kur partitë politike të Kosovës duhet të veprojnë në bashkërendim për ta zgjedhur Presidentin, si dhe të sigurojnë stabilitet institucional dhe t’i mundësojnë Kosovës që t’i shfrytëzojë plotësisht mundësitë që BE-ja ka për të ofruar”, ka deklaruar Schuebel.
Ai ka vlerësuar gjithashtu rolin e Bashkimit Evropian në zhvillimin e Kosovës gjatë më shumë se dy dekadave.
“Për më shumë se 25 vite, BE-ja ka qenë partneri më i fuqishëm dhe më i besueshëm i Kosovës, duke mbështetur përparimin e saj në rrugën e integrimit në BE”, tha Schuebel. /RTKlive