Sapo ishte vënë në pranga, i arrestuari rrëmben një armë dhe qëllon dy policë

Dy oficerë policie u plagosën rëndë të enjten mbrëma pas të shtënave.

Ngjarja u regjistrua në një stacion policor në Paris ku një burrë i mori armën e shërbimit një polici dhe hapi zjarr. 

Ngjarjet u zhvilluan pak para orës 22:30 ndërsa sulmuesi sapo ishte arrestuar.

Oficerët po i nënshtronin një kontrolli trupor kur sulmuesi veproi ndaj tyre.

Dy efektivët e policisë u transportuan në spital, ku u shtruan në repartin e terapisë intensive. /Botasot/

Read Previous

Osmani në Teksas mëson pilotimin me pilotin që kishte shërbyer në Kosovë para 15 vitesh si pjesë e ushtrisë amerikane

Read Next

​Shtatë vjet nga rënia e qeverisë LDK-PDK