Sadiku lufton sot për finale në Botërorin e boksit “Stamboll 2022”

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku sonte me fillim nga ora 18:00 do t’i rikthehet ringut, ku bokson me synimin e vetëm për të arritur në finale të Kampionatit Botëror të boksit për femra “Stamboll 2022”.

Në kuadër të kategorisë deri në 60 kilogramë, Sadiku në gjysmëfinale të këtij Botërori do të përballet me boksieren amerikane, Shakiyla Rashida Ellis, përcjell KosovaPress.

Shakiyla Rashida Ellis fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të boksit në vitin 2019.

Deri tani, Donjeta veçse e ka siguruar medaljen e bronztë në këtë Botëror, ku ka fituar tre meçet e kaluara duke mposhtur bindshëm 5:0 kundërshtaret boksiere nga Japonia, Kongo dhe Tajpei.

Sadiku ka treguar formën e saj të mirë dhe se është e gatshme që t’i sjellë Kosovës edhe medaljen e artë nga kjo garë.

Read Previous

OBSH kërkon që të hetohen sulmet ndaj ndërtesave shëndetësore në Ukrainë

Read Next

Nis seanca e Speciales ku do të shpallet aktgjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt