Rruga “Dragua”, një mrekulli për blogerët, makth për ata që i zë makina (FOTO)

Mund të jetë një prej rrugëve më të rrezikshme në botë. Me mbi 200 kthesa, rruga “Panlong” në perëndim të Kinës, gjithsesi pëlqehet aq shumë sa është shndërruar në një pikë turistike nga më të vizituarat.

Pjesa më fotozhenike e rrugës ka një seri kthesash mahnitëse, të cilat ngrihen mbi një mal të thepisur të mbuluar nga bora. Një parajsë për shoferët entuziastë, por një ferr për ata që i zë makina.

Nga ajri, rruga duket si një dragua, duke i dhënë kështu edhe emrin. Panlong, në mitologjinë kineze është një dragua uji.

Rruga është 75 kilometra e gjatë dhe është krijuar fillimisht për t’i dhënë mundësi lëvizjeje më të lehtë fermerëve të zonës. Që prej ndërtimit të saj në korrik 2019, rruga është bërë “personazh kryesor” i fotografive dhe videove të blogerëve të ndryshëm në rrjetet sociale./A2news/

Read Previous

“Mbretëresha e zhdukur e kriptomonedhave”, në listën e më të kërkuarve të FBI-së

Read Next

Mot i ndryshueshëm në Gjakovë, ja kur parashihen reshje shiu