RRGK fillon fushaten “Voto për më shumë gra në zgjedhjet lokale”

Femrat Aktive të Gjakovës kanë filluar fushaten “Voto për më shumë gra në zgjedhjet lokale” e cila është mbeshtetur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe po implementohet nëpërmjet Rrjetit të Grave të Kosovës.
Arbnora Shehu Bunjaku tha se zgjedhjet janë elementi qenësor i një shteti demokratik, kurse barazia gjinore është e drejtë elementare e njeriut, andaj bëjmë thirrje që gratë të mos privohen në politikë dhe vendimarrje.

Gjatë shpërndarjes së fletushkave anëtaret e organizatës “Femrat Aktive të Gjakovës” inkurajuan qytetarët që të votojnë për gratë duke theksuar se ato do të përfaqësojnë më së miri interesat e tyre në komuna.
Theksojmë se jo vetëm për këto zgjedhje lokale por cdoherë Rrjeti i Grave të Kosovës ka mision mbështetjen, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe interesave të grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, fetare dhe politike.

Read Previous

AGK: Gazetarët kosovarë vazhdojnë të mbesin të rrezikuar në veri

Read Next

KFOR: Policia e Kosovës kreu operacion në zbatim të ligjit