Gjithçka dihet deri më tani rreth rastit të rrahjes së të moshuarës në Pejë

Një rast i rëndë dhune fizike ka ndodhur në një nga shtëpitë e të moshuarve në Kosovë. Nga pamjet që i ka siguruar Klan Kosova raportohet që ngjarja e rëndë ka ndodhur diku në Pejë.

Aty shihet se si një nga punonjëset e sulmon një grua të moshuar, duke e goditur me shuplaka dhe shqelma.

Pas publikimit të kësaj video është arrestuar e dyshuara që sulmoi gruan e moshuar në Shtëpinë e Pleqve në Pejë.

Rastin e ka dënuar edhe nënkryetari i komunës së Pejës, Fatmir Asllani.

Ai ka thënë se janë duke u marrë me rastin dhe se është shqetësuar nga pamjet e rrahjes së të moshuarës.

“Tash e kemi marrë informatën dhe jemi duke u marrë me rastin. Së shpejti do të dalim me një reagim”, ka deklaruar ai.

Ai ka kërkuar nga organet e rendit që ta hetojnë këtë rast dhe të shqiptojnë dënimet e merituara për të gjithë personat e përfshirë në këtë rast dhune.

“Ftojmë organet e rendit që të merren në mënyrë ekspilicite me këtë rast dhe të intervistohet secili person i përfshirë dhe të merren masa ndaj tyre”, tha tutje ai.

Nënkryetari i Pejës ka thënë se kjo Shtëpi e Pleqve, ku ka ndodhur ky rast i rëndë, i është dhënë me koncesion një kompanie private dhe menaxhohet 100% nga e njëjta.

Pas arrestimit të të dyshuarës e cila e ka rrahur një grua të moshuar në Shtëpinë e Pleqve në Pejë, prangat iu kanë vënë edhe kryeinfermierës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj videos ku shihet një infermiere duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuarve në një Shtëpi të Pleqve në Pejës.

Sipas tij, veprime të tilla të dhunës janë të papranueshme kudo që ndodhin, por në veçanti janë më të rënda kur ndodhin brenda institucioneve që konsiderohen të ofrojnë ndihmë dhe përkujdesje, njofton Klan Kosova.

“Me shqetësim kemi parë të gjithë pamjet e keqtrajtimit të një gruaje të moshuar nga një grup vajzash, në një shtëpi të përkujdesjes së të moshuarve në Pejë”.

“Veprime të tilla të dhunës janë të papranueshme kudo që ndodhin, por në veçanti janë më të rënda kur ndodhin brenda institucioneve që konsiderohen të ofrojnë ndihmë dhe përkujdesje”.

“Nga Policia e Kosovës jam njoftuar që deri më tani janë arrestuar dy nga dhunueset dhe hetimet po vazhdojnë. Fuqishëm bëj thirrje për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në këtë akt çnjerëzor”.

/KlanKosova/

Read Previous

Valon Avdylaj, mjeshtri që servison të gjitha llojet e bicikletave

Read Next

U promovua monografia “Gjakova ndër vite (1990-1999)” nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova”