Presidenti i Kolumbisë i kërkon Trumpit pezullimin e tarifave pas tërmetit që goditi vendin
Mesfushori spanjoll Rodri ka marrë autorizimin për të udhëtuar drejt Barcelonës sot (e hënë), teksa transferimi i tij nga Manchester City te klubi katalanas është pranë finalizimit.
Sipas gazetarit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, Rodri do t’i nënshtrohet testeve mjekësore të rezervuara nga Barcelona dhe pritet të nënshkruajë këtë javë një kontratë katërvjeçare, e cila do ta mbajë në “Camp Nou” deri në qershor të vitit 2030.
Marrëveshja mes palëve kap vlerën e 60 milionë eurove fikse, ndërsa në kontratë janë përfshirë edhe 6 milionë euro bonuse të lehta për t’u arritur, si dhe 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh më të vështira, të lidhura me paraqitjet dhe performancën.
Fituesi i Topit të Artë dhe një prej figurave kryesore të mesfushës së Manchester Cityt, Rodri pritet t’i sjellë Barcelonës eksperiencë, kontroll dhe cilësi të madhe në repartin e mesfushës.
Transferimi i spanjollit përfaqëson një lëvizje të rëndësishme nga Barcelona, e cila po vazhdon të riformojë skuadrën dhe të synojë rikthimin në nivelet më të larta të futbollit evropian. /Telegrafi/
