Reshje shiu në disa zona dhe vranësira, parashikimi i motit në Shqipëri

Shqipëria sot mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shumta në pothuajse gjithë ditën e premte, ku pritet që më të fokusuara vranësirat të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht veriperëndimore.

Sipas MeteoAlb, vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta shiu në të gjithë vendin, por më të fokusuara reshjet pritet të jenë në zonat Veriore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5 gradë Celcius deri në 20 gradë Celcius.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi Jugore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

/Telegrafi/

Read Previous

Agjenda e vizitës së Këshilltarit të Departamentit të Shtetit në Kosovë dhe disa vende të tjera të Ballkanit

Read Next

Arrestohen katër persona për dhunë në familje në Ferizaj, Kaçanik, Shtime dhe Shtërpcë