Regjistrimi i targave ilegale në RKS nis më 1 gusht

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga data 1 gusht deri më 30 shtator 2022, do të fillojë organizimi i procesit për regjistrimin e targave ilegale në ato RKS, në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.

Sipas MPB-së, brenda këtij afati, qytetarët do të kenë mundësinë që të jenë përfitues të shumë lehtësirave për kthimin e mjeteve të tyre në targa RKS.

“Kjo është një mundësi shumë e mirë, që do të ndihmojë në vendosjen e ligjshmërisë dhe sundimin e ligjit, gjë që qytetarët e shtetit tonë e dëshirojnë pa dallim.

Për çdo informacion shtesë ju lutem të na kontaktoni përmes: [email protected]”, thuhet në njoftim./Botasot/

Read Previous

Çfarë është “Lija e majmunit” dhe si mund të merret

Read Next

Fermerët e bimëve medicinale/ Në Malësinë e Madhe zgjerohen sipërfaqet e mbjella, prodhimi shkon për eksport