Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Vinicius Junior realizoi dy gola dhe një tjetër Federico Valverde për t’ia siguruar fitoren Realit ndaj Atleticos në superderbin e Madridit të dielën mbrëma.
Real Madridi fitoi 3:2 ndaj Atletico Madridit, në kuadër të derbit të madh të La Ligas spanjolle.
Atletico kaloi në epërsi me golin e Ademola Lookmanit në minutën e 33-të.
Më pas Reali shënoi dy gola të shpejtë. Në minutën e 52-të nga penalltia barazoi shifrat Vinicius Junior, ndërsa tre minuta më vonë Federico Valverde kaloi Realin në epërsi 2:1.
Rezultati u barazua në minutën e 66-të. Golin për 2:2 e realizoi Nahuel Molina.
Vinicius shënoi edhe golin e dytë personal për epërsinë 3:2, rezultat me të cilin përfundoi takimi.
Reali nga minuta e 77-të luajti me një lojtar më pak në fushë. Valverde u ndëshkua me karton të kuq. Pati protesta të shumta nga lojtarët dhe trajneri i Realit, pasi pretenduan se Valverde u ndëshkua padrejtësisht me karton të kuq.
Me fitore, Reali është forcuar në vendin e dytë me 69 pikë. Lider pas 29 xhirosh është Barcelona me 73 pikë./koha.net