Real Madridi interesohet për mbrojtësin e Manchester Cityt

Real Madrid këmbëngul prej kohësh se nuk ka ndërmend të nënshkruajë me një mbrojtës në këtë verë, pavarësisht largimit të Ramos e Varane, por në Angli mendojnë ndryshe.

Daily Mail bën me dije se Florentino Perez ka shfaqur interes për Aymeric Laporte të Manchester Cityt. Spanjolli nuk është titullar në formacionin e Guardiolas dhe ka kërkuar largimin.

Vetë klubi nga ana e tij është gati ta lërë të lirë Laporte në këmbim të një oferte të përshtatshme. Real Madrid mund të ndërhyjë dhe ta fitojë me çmim okazion. /abcnews.al

Read Previous

Iphone i ri pritet të ketë ”kapacitet të çmendur” të memories

Read Next

KQZ-së i kërkohet t’i ndërrojë 30 qendra të vendvotimit ku po zhvillohet vaksinimi