Real Madridi e bën prioritet Rodrin

Real Madridi ka vendosur ta bëjë Rodrin objektivin kryesor në afatin kalimtar të verës, me mesfushorin spanjoll që raportohet se ka dhënë tashmë dritën e gjelbër për një transferim në “Santiago Bernabéu”.

Sipas gazetarit Patrick Berger dhe Sky Sport Germany, vendimi i klubit madrilen është përfundimtar, ndërsa drejtuesit kanë nisur punën për të finalizuar marrëveshjen me lojtarin për kushtet personale.

Pasi të arrihet akordi me Rodrin, Real Madridi pritet të hapë negociatat me Manchester Cityn për transferimin e njërit prej mesfushorëve më të mirë në botë.

Nëse marrëveshja konkretizohet, transferimi i Rodrit do të ishte një nga goditjet më të mëdha të merkatos së verës dhe një përforcim i rëndësishëm për repartin e mesfushës së skuadrës madrilene./express

Read Previous

Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Hormuz

Read Next

Kallas vë në pikëpyetje arsyetimin e SHBA-së për tarifat ndaj bllokut, kërkon sqarime