Real Madrid i beson përjetë, Modric rinovon dhe i ofrohet një pozicion pas pensionimit

MADRID, SPAIN – JANUARY 08: Luka Modric of Real Madrid looks on during the La Liga Santander match between Real Madrid CF and Valencia CF at Estadio Santiago Bernabeu on January 08, 2022 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

Sipas gazetës spanjolle “AS”, Luka Modric ka pranuar të rinovojë kontratën e tij me Real Madrid deri në vitin 2023 me një opsion për sezonin e ardhshëm.

Luka Modric nuk di të ndalet, mosha është thjesht një numër për të dhe duket qartë në fushën e lojës se çfarë është në gjendje të bëjë kroati 36-vjeçar.

Por nuk mbyllet me kaq, pasi thuhet se Real Madrid i ka ofruar mesfushorit kroat një pozicion të ri te klubi në momentin që do të dalë në pension.

Ai mund të bëhet drejtori ekzekutiv pas daljes në pension.

/h.ll/abcnews.al

Read Previous

Temperatura përvëluese në Indi dhe Pakistan, afër 50 gradë Celsius

Read Next

Ura më e gjatë në të cilën mund të ecni këmbë