Real Madrid gjen zëvendësuesin e Modric dhe Kroos në Serie A

Real Madrid është duke kërkuar një zëvendësues të Modric dhe Kroos, të cilët nuk e kanë shumë të gjatë aventurën e tyre te “Los Blancos” duke marrë parasysh edhe moshën e tyre.

Për këtë gjë, Real Madrid ka hedhur sytë në Itali, te skuadra e Napolit për të gjetur lojtarin ideal për të mbuluar këtë rol. I piketuari është Stanislav Lobotka, të cilin Ancelotti e pëlqen shumë dhe ka kohë që e ndjek evoluimin e tij.

Stanislav Lobotka ruled out of Slovakia's playoff clash with Ireland

Lobotka po shkon mirë te Napoli dhe sapo ka rinovuar kontratën e tijë për më shumë se 3 milionë euro në sezon deri në vitin 2027. Megjithatë, një thirrje eksploruese ka ardhur nga Madridi dhe, nëse marrëveshja duket e pamundur për merkaton e janarit, për sllovakun ka dalë një vlerësim konkret. Shuma e kërkuar De Laurentiis është nga 55 deri në 65 milionë euro.

Gjithsesi, Reali do të presë deri në fund të sezonit për të parë gjithashtu edhe performancën e tij deri në fund. /abcnews.al

Read Previous

10 miliarderët që humbën më shumë para në 2022

Read Next

QEMD: 34 për qind e të rinjve përdorin kanabis në Kosovë