Raportohet se Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës në Zveçan

Policia e Kosovës raportohet se ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët, pasi KFOR-i i lëshoi ata të tuboheshin para ndërtesës së komunës në Zveçan.

Ndonëse nuk ka pasur incidente nga dita e premte, situata atje duket të jetë e tensionuar.

Gjithë kjo erdhi pas përplasjeve të serbëve lokalë me Policinë e Kosovës, të cilët hynë me forcë për të instaluar kryetarët e rinj shqiptarë.

Përleshjet që shpërthyen midis protestuesve serbë dhe policisë bënë që Serbia të ngrejë gatishmërinë luftarake të ushtrisë së saj.

Bashkësia ndërkombëtare e dënoi fuqishëm vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri. NATO-ja kërkoi shtensionimin e menjëhershëm të situatës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrojti veprimet e policisë, duke thënë se çdo opsion tjetër do të ishte “mospërmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë ndaj kryetarëve të rinj”./Sinjali/

Read Previous

Ambasadori Hovenier sot pret në takim kryetarët e komunave veriore

Read Next

Policia e Kosovës: Po menaxhojmë situatën në veri