Raporti i spitalit “Isa Grezda”

Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid 19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 57 pacientë, prej të cilëve 38 janë pozitivë, 15 negativ, dhe 4 të pakonfirmuar. Me oksigjen aktualisht po trajtohen 30 pacientë, ndërsa  me CPAP maskë nuk është asnjë pacient. Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor vetëm 1 infermier ka rezultuar pozitiv, shkruan Syri-vision.tv.

Sa i përket kapaciteteve, në dispozicion janë gjithsej 135 shtretër për Covid 19, prej të cilëve 57 janë të zënë, dhe 78 shtretër të tjerë  janë të lirë, /Syri-vision.tv.

Read Previous

Nderohen me homazhe dëshmorët dhe martirët që flijuan jetën për lirinë e Kosovës

Read Next

Më 25 shkurt do të mbahet ankandi i tretë i Letrave me Vlerë për vitin 2021