Rama: Të gjitha rrugët e Ballkanit Perëndimor të çojnë në Durrës

Këtë mesditë të 12 dhjetorit në Tiranë u prezantua projekti për Portin të ri Tregtar të Durrësit, i cili ka përfunduar fazën e tij të parë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij tha se porti do të jetë nyja më e rëndësishme strategjike e gjithë rajonit për shkëmbimet tregtare me rajonin.

“Është duke filluar nga integrimi me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut përmes Durrësit dhe Strugës do t’i japë këtij rajoni një kapacitet krejt tjetër për të përpunuar volum krejt tjetër tregtar”.

Kështu për numrin një të Qeverisë, të gjitha rrugët e Ballkanit Perëndimor të çojnë në Durrës.

Rama u shpreh se ky port e çon bashkëpunimin rajonal në një nivel krejt tjetër.

“Ne e kemi nisur këtë proces paralelisht me Kosovën, ashtu sikundër kemi filluar punën për hekurudhën dhe kemi mbështetur financiarisht studimin e vizibilitetit për portin e Thatë të Prishtinës”.

Të pranishëm ishin Rama, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi, homologia e tij shqiptare, Belinda Balluku dhe ministri i Kosovës për Mjedisin, Planifikimin Hapësinor dhe Infrastrukturën, Liburn Aliu.

/Albanianpost.com

Read Previous

Moti i lig shkakton anulim të fluturimeve në Britani

Read Next

Java vendimtare për fatin e refugjatëve shqiptarë në Angli, pritet vendimi i Sunak