Rama: BE të mbështesë Ballkanin për përballimin e krizës energjetike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka bërë thirrje sot Bashkimit Evropian që mos të bëjë të njëjtin gabim si në fillimin e pandemisë Covid-19 dhe të ndihmojë Ballkanin Perëndimor në përballimin e krizës së energjisë.

Në fjalën e tij në Samitin e nismës “Ballkani i Hapur” pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Rama ka paralajmëruar një dimër të vështirë për përballimi i krizës së energjisë.

Ai tha se të tre vendet do të bëjnë gati një kërkesë zyrtare drejtuar BE-së për të ndihmuar këto vende gjatë krizës energjetike.

Ndërkohë, katër marrëveshje u firmosën sot në samitin e “Ballkanit të Hapur” që po mbahet në Beograd: Marrëveshja e sigurisë ushqimore, memorandumi i mirëkuptimit në fushën e kinematografisë për Ballkanin Perëndimor, marrëvedhja për bashkëpunimin në fushën ë bashkëpunimit të minierave dhe energjisë, dhe plani operativ në fushën e emergjencave civile.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha gjithashtu se Ballkani për Evropën ka të njëjtën rëndësi si Europa për Ballkanin.

“Të afrojmë sa më shumë njerëzit me njëri tjetrin, të kuptojmë sa më mirë njëri tjetrin, të krijojmë mundësi për t’u futur në këpucët e njëri tjetrit siç do thoshte ambasadori Chris Hill (ambasador i SHBA-së në Serbi) dhe gjërat që kemi për të zgjidhur t’i zgjidhim me durim, me mirëkuptim për të harruar se kemi kaq shumë gjëra për të cilat mund dhe duhet të bashkëpunojmë,” u shpreh Rama, ndërsa ritheksoi edhe njëherë fjalët e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili tha se ky ka gjasa të jetë dimri më i vështirë dhe qëllimi është mbështetja e qytetarëve. /Telegrafi/

Read Previous

Greva e mësimdhënësve në komunën e Gjakovës ka vazhduar edhe sot

Read Next

Von der Leyen: Ka ardhur koha të vendoset një tavan për çmimin e gazit natyror rus