Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” në rrezik? Përplasje mes Ramës dhe Gashanit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë mëngjes pas ditës së tretë të protestave të studentëve dhe gjimnazistëve, duke e lidhur situatën e krijuar në Tiranë me akte dhune dhe shkatërrimin e pronës publike e private.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama solli në vëmendje dëmet e shkaktuara nga tërmeti, duke e krahasuar rindërtimin e shtëpive të familjeve të prekura me dëmtimin e pronës gjatë protestave.
Kreu i qeverisë deklaroi se, sipas tij, protestat nuk kanë lidhje me shqetësimet dhe aspiratat e studentëve, por janë nxitur nga forca politike që synojnë të pengojnë përparimin e vendit.
“Kjo nuk ka lidhje fare me studentët. E gjithë kjo është po ajo dorë që e ka kapur për fyti opozitën shqiptare dhe që e ka djegur j njëherë Shqipërinë dhe që është gati ta djeg përsëri. As ata që marrin eng qytetin gjatë ditës nuk janë studentët e as ata që pastaj në mbrëmje ndikojnë revoltën studentore, nuk kanë të bëjnë fare me problemet e studentëve
“Si mund të jenë studentët, si mund të jetë investimi i prindërve tek fëmijët e tyre kjo gërmadhë. Kjo nuk ka lidhje me studentët, nuk është më studentore. Pengmarrja e qytetit me maska, nuk ka të bëjë më hallet, me problemet me aspiratat e gjithkujt që do një jetë më të mirë. Është po ajo dorë, që ka kapur për fyti opozitën shqiptare që ka djegur Shqipërinë jo një herë dhe që është gati ta djegë përsëri për të mos e lënë të bëjë përpara në një luftë qorre, ku urretja më e verbër janë e vetmja dritë arsye. Këta nuk janë studentët, as ata që marrin peng gjatë ditës qytetin nuk janë studente”, tha kreu i qeverise.
Si mund të nxirren të miturit në rrugë, si mund të nxiten të miturit të vënë maska, të shkulin trotuarin dhe të qëllojnë policinë? Si mund të rrezikohet jeta e të miturve duke i hedhur në rrugë për axhenden e tjetër kujt. Dora e vjetër që e ka ndjekur Shqipërinë, dhe e dimë se e kujt është sot mbështet edhe nga duart e huaja që nuk e duan Shqipërinë të qetë, nuk e duan Shqipërinë të shohë drejt dhe të ecë përpara, që nuk e duan Shqipërinë pjesë të familjes së BE. Nuk e duan Shqipërinë të lirë, për të qenë bashkë me popujt e tjerë. A ju duket rastësi që sapo Shqipëri afrohet më shumë drejt objektivit historik, këtu plas flaka? Nuk është aspak rastësi. Kjo që po ndodh është një test i karakterit tonë, është një tjetër hap që ne do ta hedhim së bashku përballë një pengesë artificiale.
Po, studentët, sipërmarrësit, njerëzit e zakonshëm kanë të drejtë të kërkojnë më shumë. Problemet duhen adresuar, jemi këtu për të bërë më të mirën me aq sa dimë dhe të bëjmë më mirë. Mos e harroni se e kemi sjellë Shqipërinë deri këtu. Këtë nuk e ka sjellë as koha, as rrethana, por një punë këmbëngulëse. Kush thotë që të përkulemi përballë dhunës për pak qetësi gabon, sepse kjo do të thotë ta humbësh qetësinë dhe ta humbësh rrugën për një kohë të gjatë.”