Qytetari me uniformë të UÇK-së proteston para Kuvendit

Pas pak pritet të vazhdojë edhe tentativa e 48 për zhbllokimin e kuvendit përmes konstituimit të tij.

Ndaj këtij ngërçi ka pasur reagime e kritika të shumta drejtuar partive politike me thirrje për zhbllokim të situatës.

Në vazhdën e kësaj, sot një qytetar i vendit ka protestuar në heshtje para Kuvendit.

Me uniformë të UÇK-së, qytetari mban mesazhe ku shkruhet mes tjerash ‘‘Të largohen uzurpatorët për të mundësuar formimin e institucioneve shtetërore, duke nisur me zgjedhjen e kryetarit të parlamentit e në vazhdim’’.

Read Previous

Senati e miraton shkurtimin e 9 miliardë dollarëve për ndihmat amerikane në botë

Read Next

Osmani sot do të mbajë konferencë për media