Qeveria merr vendim që lokalet e gastronomisë të mos ua ndalojnë klientëve ujin e pijshëm

Gjatë ditës së sotme, qeveria e Kosovës ka marrë vendim që lokalet e gastronomisë të cilat furnizohen me ujë nga ujësjellësi publik, të shërbejnë ujë nga çezma për klientët.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë se kjo po bëhet që qytetarët të kenë ujë të shëndetshëm dhe të sigurt për pije.

“Me qëllim që të vendosim standardet normative të ujit për konsum njerëzor dhe në mënyrë që të mbrohet shëndeti i njerëzve që uji të jetë i pastër dhe i shëndetshëm në objektet e gastronomisë: në rastet kur objektet e gastronomisë furnizohet nga ujësjellësi publik, pronari i objektit nuk mund t‘iu ndalojë qytetarëve që të furnizohen me ujë nga rubineti; në rastet kur objekti i gastronomisë nuk furnizohet me ujë nga ujësjellësi publik, pronari i lokalit duhet ta respektojë nenin 7 dhe 8 të udhëzimit administrativ 10/2021 për ujë të destinuar për konsum njerëzorë dhe të pajiset me certifikatë të cilësisë së ujit nga IKSHPK dhe të njëjtën ta ekspozojë në lokal”, tha ministri Latifi.

Objektet e gastronomisë duhet të pajisen me certifikatë të cilësisë së ujit, nga Institutit i Shëndetësisë Publike dhe ta ekspozojnë atë në lokale. /Nacionale.com/

Read Previous

Rritet çmimi i kurbanit, fermerët thonë që mbeten pa zgjidhje tjetër

Read Next

Kurti pret në takim delegacionin nga shteti i Iowa-s, vlerësohet bashkëpunimi ushtarak