Banorët e rrugës “Lekë Dukagjini”, probleme me ndriçimin publik nga tetori 2025
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar se brenda afatit ligjor prej 72 orëve, do të vendos lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatet për deputetë të subjekteve politike, kundër ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvend të Kosovës të mbajtura me datën 14 shkurt.
PZAP-i thotë se për përfundimin e vendimmarrjes lidhur me këto apele, sot rreth orës 13:00 do t’i njoftojë mediat dhe opinionin publik përmes një njoftimi i cili do të publikohet në faqen zyrtare dhe Facebook të PZAP-it.
“Kandidatet të cilët kanë apeluar vendimet e KQZ-së në PZAP do të njoftohen me kohë me vendime lidhur me apelet e parashtruara dhe kundër vendimeve të PZAP-it mund të paraqesin ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda afatit ligjor prej 24 orëve nga momenti i njoftimit te tyre me vendime, ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës ka për obligim që të marrë vendime lidhur më ankesat brenda afatit ligjor prej 72 orëve nga momenti i paraqitjes së tyre ne Gjykatë. Vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës janë përfundimtare”, thuhet në njoftim./Ekonomiaonline