“Punoja si shofer taksie”, Putin tregon për kohën kur ishte në vështirësi ekonomike

Russia’s Prime Minister Vladimir Putin drives a Russian-made Lada Kalina car in the city of Khabarovsk on August 27, 2010 during a visit in the region. AFP PHOTO/ RIA-NOVOSTI/ ALEXEY DRUZHININ (Photo by ALEXEY DRUZHININ / AFP) (Photo by ALEXEY DRUZHININ/AFP via Getty Images)

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sot është një nga njerëzit me të pushtetshëm në botë, por pas rënies së Bashkimit Sovjetik ka qenë një njeri i varfër.

Në vitet 90’ problemet ekonomike kishin përfshirë të gjithë vendin dhe Putin tregon se dhe ai në atë kohë nuk kishte para. Për të siguruar jetesën atij i është dashur që të bëjë punë të ndryshme, ku një prej tyre ka qenë shofer taksie.

Sipas BBC këto fakte për Putin janë zbuluar nga një film dokumentar i quajtur ‘Rusia, historia e fundit’,  që është transmetuar të dielën.

Ndonjëherë më duhej të fitoja para shtesë. Dua të them, të fitosh para shtesë me makinë, si shofer privat. Është e pakëndshme të flasësh për të qenë i sinqertë, por fatkeqësisht ishte kështu“, mësohet të ketë thënë Presidenti i Rusisë.

Në atë kohë, taksitë ishin një gjë e rrallë në Rusi, por ata që bënin atë punin arrinin që të fitonin para mjaftueshëm./tvklan.al

Read Previous

​Kuvendi miraton dy marrëveshje ndërkombëtare

Read Next

50 nobelistë kërkojnë uljen e shpenzimeve globale ushtarake