Publikohen rregullat strikte të Gerrard, afro 600 euro gjobë për lojtarët që vonohen në stërvitje

Skuadra angleze, Aston Villa duket se ka përpiluar një listë gjobash për lojtarët, listë kjo e zbuluar përpara sezonit 2022/23.

Listat e gjobave ekzistojnë si një mjet për të ruajtur disiplinën në skuadër dhe i lejojnë drejtuesit dhe stafin të mbajnë një kontroll më të mirë të lojtarëve, përcjell KosovaPress.

Ndëshkimet me karton dhe kartonët e kuq janë përballur gjithmonë me një gjobë të konsiderueshme parash, dhe është e njëjta gjë për klubet profesionale, të cilat duhet të paguajnë një gjobë për kartonët.

Sidoqoftë, listat e brendshme të gjobave shpesh vendosen të ndara nga gjobat e ligës për kartonët, dhe si të tilla mund të përfshijnë një sërë rregullash dhe rregulloresh, duke filluar nga inteligjente, të rrepta, deri tek të çuditshmet.

Trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard është duke u përgatitur për sezonin e tij të parë të plotë në krye të klubit, pasi ka marrë përsipër skuadrën angleze në nëntor të vitit 2021 si zëvendësues i Dean Smith, ndërsa udhëhoqi Villan drejt vendit të 14-të sezonin e kaluar.

Por, me afrimin e shpejtë të fushatës së re, një listë gjobash duket se ka dalë në internet.

Lista u shfaq në llogarinë “Twitter” të tifozëve të Villas dhe që atëherë është publikuar nga media të shumta.

Është e paqartë nëse lista është 100% e saktë, ndërsa më poshtë mund t’i gjeni gjobat e vendosura për lojtarët e Aston Villas./KP/

Read Previous

Intervista e Adem Demaçit për New York Times në vitin 1999

Read Next

Marrëveshja e grurit në rrezik? Moska me kushte të reja: Hiqni sanksionet kundër produkteve ruse