PSG dhe Aston Villa përballen sonte në finalen e madhe për Superkupën e Evropës

Paris Saint-Germain dhe Aston Villa zbresin sonte (e mërkurë) në fushë për trofeun e parë të madh të sezonit, në një përballje mes kampionëve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Paris Saint-Germain dhe Aston Villa do të përballen sonte në finalen e Superkupës së Evropës 2026, në një duel që sjell përballë dy skuadrat që triumfuan në dy garat kryesore evropiane sezonin e kaluar.

Ndeshja do të zhvillohet në Stadion Salzburg, në Salzburg të Austrisë, me fillim nga ora 21:00 sipas kohës tonë lokale dhe kjo përballje do të vendosë edhe trofeun e parë të sezonit të ri evropian

PSG vjen në këtë finale si kampion në fuqi i Superkupës së Evropës, pasi në vitin 2025 mposhti Tottenhamin pas penalltive. Skuadra franceze kërkon ta nisë sezonin me një tjetër trofe dhe të konfirmojë statusin e saj si një nga ekipet kryesore të futbollit evropian.

Në anën tjetër, Aston Villa rikthehet në skenën e Superkupës pas një kohe të gjatë. Klubi anglez e ka fituar këtë trofe vetëm një herë, në vitin 1982, dhe tani synon ta përsërisë atë sukses pas triumfit në Ligën e Evropës sezonin e kaluar.

Për të dyja skuadrat, kjo nuk është vetëm një ndeshje për një trofe. Është edhe mundësia për ta nisur sezonin me një mesazh të fortë për rivalët në Evropë.

Gjyqtar kryesor i finales do të jetë Omar Abdulkadir Artan nga Somalia, ndërsa asistentët e tij do të jenë Liban Abdoulrazack Ahmed nga Xhibuti dhe Stephen Eleazar Onyango Yiembe nga Kenia.

Në VAR do të jetë italiani Marco Di Bello, me Guillermo Cuadra Fernandez nga Spanja si AVAR, ndërsa gjyqtar i katërt është Rade Obrenovic nga Sllovenia. /Telegrafi/

Read Previous

Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve”

Read Next

Bisedimet SHBA-Iran pritet të rifillojnë në shtator, destinacioni i radhës i negociatave do të jetë Italia