Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Shoqata Sindikale “Siguria Fizike” në KEK kanë protestuar të hënën para zyrave të kësaj korporate në Prishtinë.
Ata kanë kërkuar kthimin si punëtorë të KEK-ut dhe jo të tenderohen vazhdimisht siç thanë jashtëligjshëm në sektorin privat.
Kryetari i kësaj shoqata, Nexhat Murati tha se kërkojnë një takim urgjent me menaxhmentin e KEK-ut për të mos hyrë në grevë më datën 13 të këtij muaji.
“Ne i kërkojmë KEK-ut një takim urgjent, për të na dhënë një mundësi që mos të futemi në grevë nga data 13 të këtij muaji. Ne po kërkojmë drejtësi . Kemi marrë vesh që KEK-u po shpallë tenderë në mënyrë të paligjshme. Ne nuk kemi rrugëdalje tjetër përpos grevës që do ta mbajmë pikërisht këtu me një tendë që e kemi marrë lejen nga komuna dhe policia e Kosovë”, tha Murati.
Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica tha se në KEK është bërë një tender i jashtëligjshëm.
“Arsyeja e kësaj proteste të shpejtë është, sepse ky departament është huazuar në vitin 2004 dhe në vitin 2007 që është dashur të kthehet në KEK. Është bërë një tender i jashtëligjshëm. Këta punëtorë kanë paga shumë të ulëta dhe sigurimi i KEK-ut nuk mund të jetë një sigurim i mirë ashtu siç mund të jetë brenda kompanisë së KEK-ut”, tha ai. /KosovaPress/