Protesta e 15-të sonte në Prishtinë: “JO NË EMRIN TIM” kundër aktgjykimit të Speciales

Iniciativa “JO NË EMRIN TIM” do të zhvillojë sonte protestën e 15-të radhazi në Prishtinë, në kuadër të kundërshtimit ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

Protesta është paralajmëruar të nisë në ora 21:00, në sheshin “Skënderbeu”, shkruan Sinjali ku qytetarët pritet të mblidhen për të shprehur qëndrimin e tyre lidhur me vendimin e Speciales.

Tubimet e kësaj iniciative janë zhvilluar në vazhdimësi që nga publikimi i aktgjykimit, me protestuesit që kanë kundërshtuar vendimin e gjykatës ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Qeveria e Kosovës mban sot mbledhjen e radhës

Read Next

Përplasje në BE për buxhetin e ri: Gjermania dhe 5 vende kërkojnë shkurtim me qindra miliarda euro