Prokuroria Themelore dhe Policia e Kosovës do të jenë në krye të detyrës për zgjedhjet lokale

Prokuroria Themelore në Gjakovë së bashku me Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në këtë komunë kanë hartuar një plan operativ gjithpërfshirës për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen të dielën me 17 tetor. Zëdhënësja e prokurorisë, Yllka Juniku Shehu ka treguar se sot Kryeprokurori Ramiz Buzhala ka zhvilluar takim me drejtorin e Policisë Rajonale, Kolonel Lumni Graishta, komandantin e stacionit policor, Major Milazim Lumi si dhe udhëheqësin e njësisë së hetimeve rajonale, NënKolonel Bekim Avdija për për koordinimin dhe veprimin e përbashkët institucional për mbarëvatjen e procesit zgjedhor.

Në anën tjetër Komandanti i stacionit Policor në Gjakovë, major Milazim Lumi përmes thirrjes telefonike ka bërë të ditur për televizionin Syri se Policia e Kosovës ka bërë të gjitha planet operative dhe se qëllimi i përgatitjes së këtij plani operacional është ofrimi i sigurisë për të gjithë qytetarët, në mënyrë që ata të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, poashtu Policia do të mbajë rend dhe qetësi publike, të ofrojë siguri për të gjithë procesin zgjedhor.

Të dielën duke filluar nga ora 3 të mëngjesit dhe prej arritjes së materialit sensitiv në të gjitha qendrat edhe vendvotimet do të jetë prezent nga një zyrtar policor. Nuk do të ketë numër të madh të zyrtarëve policor para objekteve ku mbahen zgjedhjet për arsye se procesi zgjedhor është proces i Komisionit Qendror Zgjedhor dhe nuk është proces i Policisë së Kosovës, ka thënë Major Lumi duke theksuar tutje se  policia do të punojë me orar të zgjatur ku zyrtarët policor do të jenë në të gjitha qendrat e votimit në komunën e Gjakovës përgjatë 12 orëve. Policia ka ekipet mobile në gjendje gatishmërieë në raste të çfarëdo nevoje dhe do të jenë në kryerjen e detyrave të tyre për të siguruar zgjedhjet, atë që nga fillimi e deri në përfundim.

Përfaqësuesit e prokurorisë dhe policisë apelojnë tek qytetarët që të respektojnë masat anti-covid. Theksojmë së në të gjitha qytetet e kosovës do të ketë prokuror kujdestar të cilët do të merren ekskluzivisht vetëm me veprat penale që i takojnë zgjedhjeve.

Read Previous

Biografia e kandidatëve për kryetarë të komunës së Gjakovës

Read Next

Haradinaj: Ardian Gjini na bëri krenarë, duke u bërë model i kryetarit të suksesshëm dhe qeverisjes shembullore- E SPONSORIZUAR