Prokuroria inicion rast ndaj profesorit Xhevat Krasniqit për veprën penale “ngacmim seksual”

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se është iniciuar rast ndaj profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, në drejtim të veprës penale “Ngacmim seksual”.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë se Policia është autorizuar për të ndërmarrë veprimet hetimore. 

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, sipas detyrës zyrtare ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale ‘ngacmimi seksual’. Ashtu siç iu kemi njoftuar, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje”, ka thënë ajo. 

Ulaj ka shtuar se aktualisht po në kuadër të hetimeve po merren deklarata të personave të përfshirë në këtë rast.

Të martën Universiteti i Prishtinës ka marrë vendim për pezullim nga detyra të profesorit të Fakultetit të Edukimit, Xhevat Krasniqi. 

Në vendimin e siguruar nga KOHA thuhet se Krasniqi do të pezullohet menjëherë, “derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë së shtetit”./Koha.net/

Read Previous

Çfarë ndodh me lejen e qëndrimit në Zvicër nëse divorcoheni?

Read Next

Mot me vranësira