Problemi me qentë endacakë, Qeveria pritet të miratojë strategjinë kombëtare për trajtimin tyre

Problemit të kamotshëm të qenve endacakë në Kosovë duket se shpejt do t’i vijë fundi.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës në fund të muajit qershor pritet të miratojë strategjinë kombëtare për trajtimin e kësaj çështjeje.

Kështu ka bërë të ditur në seancën e sotme të Kuvendit, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, pasi u pyet nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, se kur do të gjendet një zgjidhje konkrete për këtë problem.

“Ky është një nga shqetësime kryesore ditëve të fundit. Ne si ministri kemi nxjerrë një vendim më 16 shkurt që të formohet një grup punues për hartimin e një strategjie kombëtare. Në fund të qershorit do ta kemi të miratuar në Qeverinë e Kosovës strategjinë kombëtare për qentë endacakë”, ka delaruar Krasniqi.

Hartimi i strategjisë kombëtare për menaxhimin e qenve endacakë ishte premtim i kryeministrit Albin Kurti.

Ai pati thënë se Qeveria do të kërkojë po ashtu ndihmë edhe nga akterët, partnerët e huaj në mënyrë që mjetet financiare të mos jenë problem për zbatimin e masave dhe projekteve të qëndrueshme e humane për menaxhimin e popullsisë së qenve, ashtu që Kosova sa më parë të mos ketë më qenë endacakë në rrugë. /Telegrafi/

Read Previous

Shqipëria miqësore në qershor, FSHF zbulon rivalin dhe detajet

Read Next

OKB: Agresioni rus në Ukrainë mund të shkaktojë krizë globale në produktet ushqimore