Pritej largimi i tij por Salah rinovon me Liverpool

Kur mendohej se rrugët mund të ndaheshin përfundimisht, siç ndodhi me partnerin e tij në sulm Sadio  Mane, Liverpool bën ndoshta goditjen më të bujshme duke bindur Momo Salah të rinovojë kontratën.

Egjiptiani ishte në skadencë në 2023, dhe mendohej se mos rinovimi i kontratës mund të ishte prelud i një transferimi në një nga gjigantët europiane.

Por sot erdhi lajmi që  sulmuesi 30-vjeçar që me anglezët ka shënuar 156 gola, ka firmosur një kontratë disavjeçare, ndërkohë që shifrat dhe gjatësia nuk janë bërë ende të ditur.

Bashke me blerjen e re Darvin Nunez, sulmi i Reds premton të jetë sërish shpërthyes./A2news/

Read Previous

Gati ligji për legalizimin e kanabisit në Shqipëri

Read Next

QKUK: ​Katër lëndime të rënda si pasojë e aksidenteve me trotinetë elektrikë